Presidenti i Bjellorusisë Aleksander Llukashenko ka nënshkruar të mërkurën një ligj për pezullimin e Traktatit për Forcat e Armatosura Konvencionale në Evropë (Traktati CFE).
Dokumenti përkatës, i miratuar nga parlamenti bjellorus në fillim të majit, është publikuar në portalin e qeverisë.
Traktati CFE u nënshkrua në 1990 dhe hyri në fuqi në vitin 1992 nga përfaqësues të 16 anëtarëve të NATO-s dhe gjashtë Organizatës së Paktit të Varshavës, një bllok ushtarak që ekzistonte gjatë Luftës së Ftohtë.
Ky traktat ka të bëjë me pesë lloje të armëve dhe pajisjeve ushtarake: tanke luftarake, automjete të blinduara luftarake, artileri, avionë sulmues dhe helikopterë sulmues.
AA