Komandanti i KFOR-it Ulutaş bisedoi me shefin e Ushtrisë Serbe Mojsiloviq      / Foto: AA

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş ka biseduar në telefon me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Milan Mojsiloviq.

Ulutaş dhe Mojsiloviq shkëmbyen mendime për ngjarjet e fundit dhe bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm, thuhet në llogarinë “X” të Misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it.

“Komandanti i KFOR-it përsëriti se KFOR-i, si gjithmonë, do të vazhdojë të përmbushë misionin e tij në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes në përputhje me mandatin e bazuar në Rezolutën 1244 të Këshilli i Sigurimit të OKB-së nga viti 1999”, thuhet në njoftim.

TRT Balkan / agjencitë