Sekretari i Shtetit të ShBA-së, Antony Blinken, diskutoi për situatën në Gaza me ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant dhe anëtarin e kabinetit të luftës, Benny Gantz, me të cilët bisedoi veçmas në telefon.
Në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet se Blinken ka biseduar me Gallant dhe Gantz në telefon për angazhimin e vendit të tij për sigurinë e Izraelit dhe negociatat për lirimin e të burgosurve izraelitë.
Gjatë bisedimeve, ku u diskutuan çështjet e shpalljes së armëpushimit emergjent dhe dhënies së ndihmës humanitare, Blinken tërhoqi vëmendjen për rëndësinë e masave për uljen e tensioneve në rajon.
Në takimin e tij me Gantz, Blinken u fokusua në parandalimin e përhapjes së tensioneve në rajon.
AA