Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken mbërriti në Egjipt të martën për të diskutuar përpjekjet që synojnë arritjen e një armëpushimi në Gaza dhe një shkëmbim të të burgosurve midis Izraelit dhe grupit palestinez Hamas.
Sipas faqes lokale të internetit Qahera News, Blinken mbërriti në qytetin El-Alamein, në Egjiptin verior, ku do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë egjiptianë.
Blinken do të takohet veçmas me Presidentin Abdel Fattah al-Sisi, Ministrin e Jashtëm Badr Abdelatty dhe shefin e inteligjencës Abbas Kamel.
Më vonë gjatë ditës, ai do të udhëtojë në Katar për të takuar zyrtarë të lartë të Katarit për të vazhduar bisedimet mbi përpjekjet për armëpushim në Gaza.
Ky është turneu i nëntë i Blinkenit në Lindjen e Mesme që nga 7 tetori, i cili filloi me Izraelin ku të hënën ai u takua me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe zyrtarë të tjerë të lartë izraelitë.
20 Gus 2024
Blinken në Egjipt për të diskutuar përpjekjet e armëpushimit të Gazës
Takimet e kryediplomatit amerikan me liderët egjiptianë do të zhvillohen në qytetin verior të El-Alamein.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.