“Bojkot, protestë”: Kërkohet aktivizëm kundër Izraelit në Lojërat Olimpike / Photo: AA

Ndërsa Lojërat Olimpike të Parisit po afrohen, thirrjet për përjashtimin e Izraelit nga ngjarja më e madhe sportive në botë, vazhdojnë.

Nga grupet e të drejtave deri tek atletët, kërkesat për bojkot të Izraelit po rriten, për shkak të mizorive që po ndodhin në Rripin e Gazës, të cilat kanë çuar në vdekjen e më shumë se 39.000 palestinezëve që nga 7 tetori i vitit të kaluar.

Komiteti Olimpik i Palestinës i dërgoi një letër të hënën shefit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach, duke i kërkuar atij përjashtimin e Izraelit.

Ndërkohë, edhe peticionet dhe fushatat sociale kanë marrë momentin e tyre. Një peticion i nisur nga grupi i të drejtave me bazë në ShBA, Avaaz, mblodhi mbi 600.000 nënshkrime, duke kërkuar që IOC-ja të ndalojë Izraelin "derisa qeveria e tyre të pushojë sulmet e saj ndaj civilëve të pafajshëm në Gaza".

Nga ana tjetër, aktivistët pro Palestinës janë mobilizuar, duke demonstruar në mënyrë aktive në Paris dhe në selinë e KON-it në qytetin zviceran të Lozanës.

Por, me fillimin e Lojërave Olimpike të premten dhe pa përjashtimin e Izraelit ende në horizont, ekspertët kërkojnë vazhdimin e aktivizmit kundër pjesëmarrjes së Izraelit dhe shprehjeve të solidaritetit me Gazën pergjatë gjithë ngjarjes.

Përjashtimi i Izraelit

Rebecca O'Keeffe, një aktiviste paqeje dhe anëtare e Sportit Irlandez për Palestinën, ka folur fuqishëm kundër Izraelit dhe beson se ai duhet të ndalohet nga Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike.

“Për dekada, aparteidi Izraeli ka shënjestruar, abuzuar, lënduar dhe vrarë atletët dhe trajnerët palestinezë, dhe kjo ka shkuar vetëm duke u intensifikuar gjatë gjenocidit në vazhdim.

“Izraeli ka shndërruar gjithashtu ambientet sportive palestineze në qendra të ndalimit masiv dhe vazhdon të luajë në vendbanime të paligjshme”, tha O'Keefe, një ish-basketbolliste ndërkombëtare.

Me një ton të ngjashëm, analisti politik palestinez Kamel Hawwash pyet pse Izraeli nuk është ndaluar nga Lojërat Olimpike ndërsa forcat e tij kanë vrarë palestinezë, shumë prej të cilëve kishin mundur të marrin pjesë në Lojërat Olimpike.

"Unë besoj se bazuar në të dhënat, Izraeli duhet të përjashtohet nga Lojërat Olimpike dhe çdo përpjekje për të thënë, 'jo nuk duhet të përjashtohet, është skandaloze dhe demonstron mungesë simpatie me popullin palestinez," tha Hawwash për Anadolu.

Ai tha se atletët nga vendet e tjera që janë përjashtuar, duke iu referuar Rusisë dhe Bjellorusisë, po konkurrojnë si neutralë.

“Nëse Rusia përjashtohet, edhe Izraeli duhet, dhe kjo do të ishte barazi.” tha Hawwash.

Protestat e furishme në rrugë

Ekspertët janë të mendimit se gjatë turneut do të intensifikohen protestat në rrugë.

Jules Boykoff, një autor dhe akademik amerikan, fushat e kërkimit të të cilit përfshijnë Lojërat Olimpike, beson se protestat mund të intensifikohen pas fillimit të Lojërave.

“Aktivistët në Francë po premtojnë të organizojnë protesta të shfrenuara në rrugë gjatë periudhës olimpike për të ngritur çështjen e drejtësisë palestineze,” tha ai për Anadolu. Boykoff theksoi se si “KON-i dhe FIFA, organi qeverisës botëror për futbollin, kanë bërë përpjekje për të shmangur çështjen e shkatërrimit të Gazës nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit”, duke shtuar se “sjellja e tyre ka qenë edhe ‘hipokrite dhe e turpshme’ dhe shkel frymën e dokumenteve të tyre të statutit.”

Presion nga shtetet dhe atletët

Ekspertët theksojnë gjithashtu se si vendet pjesëmarrëse dhe atletët mund të ushtrojnë presion mbi Izraelin dhe KON-in.

Aktivistja O'Keefe tha se brenda KON-it ekziston një grup i caktuar udhëzimesh që përshkruajnë lirinë e shprehjes së atletëve, rekomandojnë njohjen e të drejtave dhe punën brenda tyre për të ushtruar presion kudo që është e mundur.

“Atletët dhe vendet gjithashtu mund t'u bëjnë thirrje politikanëve të tyre të avokojnë dhe mobilizohen në emër të tyre, si dhe organet kombëtare sportive mund të lëshojnë një deklaratë për KON-in,” tha ajo.

Solidariteti me palestinezët

Ekspertët folën gjithashtu se si pjesëmarrësit mund të shprehin solidaritet me palestinezët. Ai tha se sapo të ngritet flamuri palestinez në hapjen e Lojërave Olimpike,

"Nuk kam dyshim se do të dëgjohet zëri i inkurajimit dhe festimit të ekipit palestinez që është atje". Kjo do të ishte mënyra më e dukshme për të treguar mbështetje, me gjithë stadiumin "në këmbë", tha Hawwash.

Mënyra të tjera që ai sugjeron për të shprehur mbështetjen përfshijnë shfaqjen e flamurit palestinez ose kefijes nga fituesit e medaljeve, së bashku me flamurin e tyre.

"Këto janë të gjitha mënyra të dukshme për të mbështetur palestinezët," tha ai.

"Vendet që mbështesin Palestinën mund të ftojnë ekipin palestinez në vendet e tyre për të treguar solidaritetin e tyre pas përfundimit të ndeshjeve, e kjo do t'i dërgonte mesazhin më të mirë Izraelit, se nuk është viktima."

"Janë palestinezët ata që janë, por këta palestinezë po ecin krenarë, duke ngritur flamurin e tyre dhe duke garuar për të fituar," tha ai.

Boykoff vuri në dukje se Lojërat Olimpike përfaqësojnë kulmin e karrierës së shumicës së atletëve, duke shtuar se atletët palestinezë do të kenë mbështetjen e kërkuesve të drejtësisë në mbarë botën.

AA