Borelli: Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet të vendosë armëpushim në Gaza.     /Foto: Reuters

Komisari i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, përshëndeti dje thirrjen e zëvendëspresidentes amerikane Kamala Harris për armëpushim në Rripin e Gazës, duke thënë se Këshilli i Sigurimit i OKB-së mund të miratojë një rezolutë për një hap të tillë.

“Unë i bashkohem thirrjes së Zëvendëspresidentes së ShBA-së Kamala Harris për armëpushim të menjëhershëm në Gaza. Nuk duhet të ketë asnjë pengesë për një rezolutë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në atë kontekst”, ka shkruar Borrell në rrjetin social X.

Më parë, ShBA-ja përdori veton e saj për të bllokuar disa rezoluta për armëpushim në Gaza.

Duke rënë dakord me Zëvendëspresidentin e ShBA-së, Harris, se shumë njerëz janë vrarë në Gaza që nga 7 tetori, Borrell i bëri thirrje Izraelit të lejojë qasje të papenguar humanitare për palestinezët në Gaza.

“Është koha që Këshilli i Sigurimit i OKB-së të veprojë”, tha kreu i diplomacisë së BE-së, Borrell.

Duke folur të dielën në shtetin amerikan të Alabamës, Harris tha se ishte e nevojshme të vendoset armëpushim në Gaza.

“Duke pasur parasysh shkallën e madhe të vuajtjeve në Gaza, duhet të ketë një armëpushim të menjëhershëm për të paktën gjashtë javët e ardhshme, i cili është aktualisht në tryezë”, tha zëvendëspresidentja e ShBA-së Harris.

TRT Balkan / agjencitë