Kryediplomati i BE-së Borrell theksoi se prioritet po ashtu janë parandalimi me çdo kusht i shtrirjes së konfliktit izraelito-palestinez në Liban, zbutja e situatës katastrofike në Gaza dhe hapja e rrugës për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez.
"Tani prioritet absolut është parandalimi i zhvendosjes së re de facto të detyruar nga Gaza, e cila është ligjërisht e ndaluar dhe moralisht e papranueshme", tha kreu i diplomacisë së BE-së.
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, tha se tani prioritet absolut është parandalimi i "zhvendosjes së re de facto të detyruar" nga Gaza.
Në artikullin e fundit të gazetës franceze "Le Monde" ai thekson se më shumë se 80 për qind e popullsisë tashmë është zhvendosur brenda enklavës së rrethuar palestineze. Sipas tij, "në aspektin humanitar situata është e tmerrshme".
“Përparësia absolute tani është parandalimi i zhvendosjes së mëtejshme de facto të detyruar nga Gaza, e cila është ligjërisht e ndaluar dhe moralisht e papranueshme”, tha Borrell.
Kryediplomati i BE-së tha se tri prioritetet janë parandalimi me çdo kusht i shtrirjes së konfliktit izraelito-palestinez në Liban, zbutja e situatës katastrofike në Gaza dhe hapja e rrugës për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez.
“Këto tri çështje padyshim e kanë dinamikën e tyre, në realitet ato janë krejtësisht të ndërthurura”, shtoi ai.
Izraeli nisi sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës më 7 tetor të vitit të kaluar pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi që zyrtari i Tel Avivit pretendoi se vrau rreth 1.200 njerëz.
Mbështetur në njoftimin e 16 janarit të autoriteteve palestineze në Gaza janë vrarë të paktën 24.285 palestinezë dhe 61.154 të tjerë janë plagosur.