Në mbarë botën sot shënohet 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas. Nga ana tjetër, kur pothuajse gjitha gratë botën festojnë ditën e tyre, gratë palestineze në Rripin e Gazës po luftojnë për mbijetesë.
Bllokada dhe sulmet e kryera nga Izraeli që nga 7 tetori i vitit të kaluar në Rripin e Gazës i kanë detyruar të gjithë palestinezët, veçanërisht gratë, të luftojnë me kushte të vështira për të mbijetuar.
Gratë palestineze këtë 8 Mars po përpiqen të vazhdojnë jetën e tyre me dhimbjen e humbjes së njerëzve të dashur.
Palestinezja Safaa Salah (24) lindi një vajzë pas një operacioni të vështirë, natën kur ushtria izraelite kreu një sulm ajror dhe tokësor në qytetin Rafah më 12 shkurt, ku mbetën të vrarë dhjetëra palestinezë.
Salah, e cila u strehua në qytetin Rafah nga kampi i refugjatëve Jabalia, lufton për të rritur vajzën e saj, të cilën e quajti Vatin.
Dita Ndërkombëtare e Gruas u festua për herë të parë më 28 shkurt 1909 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) bazuar në Deklaratën e miratuar nga Partia Socialiste e atij vendi.
Prej vitit 1975, Kombet e Bashkuara (OKB) festojnë zyrtarisht 8 Marsin si Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Dita Ndërkombëtare e Gruas është gjithashtu një mundësi për të theksuar dhunën ndaj grave, pabarazinë gjinore dhe për të kërkuar të drejta më të mëdha për gratë në vendet ku nuk është kështu. Në këtë ditë organizohen shpesh marshe protestuese, përmes të cilave gratë, por edhe luftëtarët e të drejtave të njeriut në përgjithësi, vazhdojnë luftën e tyre për emancipim.