Bregu Perëndimor: 218 palestinezë të vrarë që nga 7 tetori      / Foto: Reuters

Një i ri palestinez u vra të martën nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor, duke e rritur numrin e viktimave në territorin e pushtuar që nga 7 tetori në 218 palestinezë të vrarë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e Palestinës.

I riu, siç njoftoi ministria, iu nënshtrua plagëve të marra nga të shtënat e forcave izraelite në kampin e refugjatëve Balata në qytetin Nablus herët të martën.

Dëshmitarët okularë thanë se forcat izraelite bastisën kampin, gjë që shkaktoi përleshje me popullsinë vendase.

Tensionet janë rritur në gjithë Bregun Perëndimor gjatë ofensivës ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor.

Sipas Ministrisë, që atëherë forcat izraelite në Bregun Perëndimor kanë vrarë të paktën 218 palestinezë, ndërsa rreth 2.850 janë plagosur.

TRT Balkan / agjencitë