Bregu Perendimor, rrugë me emrin e ushtarit amerikan që u dogj për Gazën /        Foto: AA

Në qytetin Eriha në Bregun Perëndimor të pushtuar, një rrugë ka marrë emrin e ushtarit amerikan Aaron Bushnell, i cili i vuri flakën vetes dhe humbi jetën duke thënë se nuk do të ishte palë në veprimet e Izraelit në Gaza.

Kryetari i Bashkisë së Eriha-s, Abdul Karim Sidr, në fjalën e tij në ceremoninë e mbajtur dje për hapjen e tabelës së rrugës, tha se 25-vjeçari Bushnell sakrifikoi gjithçka për Palestinën.

"Ne atë nuk e njihnim, as ai ne nuk na njihte. Nuk kishte asnjë lidhje sociale, ekonomike, politike midis nesh. Ajo që ne ndajmë është një dashuri për lirinë dhe një dëshirë për të qëndruar kundër këtyre sulmeve", tha Sidr.

Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Eriha-s, Amani Rayan, tha se Bushnell sakrifikoi gjënë e tij më të vlefshme për Gazën dhe dhuroi të gjitha kursimet e tij për fëmijët palestinezë.

25-vjeçari Bushnell, i cili ishte në detyrë aktive në Forcat Ajrore të SHBA-së, dogji veten karburant para ambasadës izraelite në Washington më 24 shkurt duke thënë fjalët "Unë nuk do të marr më pjesë në krimin e gjenocidit".

AA