Grevat e njëpasnjëshme të punonjësve të hekurudhave kanë rrezikuar rrjetin gjatë muajve të fundit. Ndërsa, motrat medicinale, stafi i aeroporteve dhe postierët gjithashtu kërkojnë pagat më të larta, me qëllim të jenë në rrjedha me shkallën e inflacionit.
Punonjësit e hekurudhave në Britani të Madhe kanë filluar grevën e parë në vitin e ri. Në në këtë mënyrë miliona udhëtarë hasin pengesa gjatë kthimit nga puna.
Një situatë e tillë në Britani të Madhe për herë të fundit ishte regjistruar në kohën e kryeministres Margaret Thatcher (1980). Arsyeja e grevës ndërlidhet me inflacionin dhe rritjen e pagave.
Grevat e njëpasnjëshme të punonjësve të hekurudhave kanë rrezikuar rrjetin gjatë muajve të fundit. Ndërsa, motrat medicinale, stafi i aeroporteve dhe postierët gjithashtu kërkojnë pagat më të larta, me qëllim të jenë në rrjedha me shkallën e inflacionit.
Javën e ardhshme pritet të fillojë edhe greva e arsimtarëve në Skoci.
Nëpërmjet një komunikatë Qeveria ka bërë të ditur se nuk ka mundësi që punonjësve në sektorin publik t’ua rrisë pagat në lartësinë e inflacionit.