Danimarka u zë rrugën dy avionëve rusë drejt hapësirës ajrore të NATO-s / Photo: AA

Forca ajrore daneze ka ndërhyrë ndaj dy avionëve bombardues rusë që u identifikuan mbi Danimarkë dhe që fluturonin drejt zonës që Holanda monitoron për aleancën ushtarake të NATO-s, tha të hënën Forca Ajrore Mbretërore Hollandeze.

Avionët holandezë F-16 u thirrën në veprim të hënën në mëngjes, por bombarduesve rusë iu qasën para se të hynin në hapësirën ajrore holandeze të NATO-s dhe ato u kthyen prapa.

Një zëdhënës i Forcave Ajrore Mbretërore Holandeze tha se avionëve u qaset nëse nuk kanë një kod unik identifikimi, nuk ofrojnë një plan fluturimi dhe nëse nuk ka bisedë të dyanshme.

Ai tha gjithashtu se nuk është e rrallë që avionët rusë të shkelin hapësirën ajrore të një vendi evropian ose t'i afrohen asaj.

TRT Balkan / agjencitë