Almog Cohen, një deputet nga Partia e ekstremit të djathtë hebraik në Izrael, bëri thirrje për një sulm tokësor në qytetin Rafah në Rripin e Gazës, duke deklaruar se "Ramazani, muaji i shenjtë i myslimanëve, është koha më e mirë për t'i vrarë ata”.
Cohen foli për sulmet e vendit të tij në Gaza në një emision që mori pjesë në televizionin izraelit Channel 14.
Kur u pyet për qëndrimin e administratës amerikane për një sulm të mundshëm tokësor në Rafah, ku palestinezët kanë kërkuar strehim nga sulmet izraelite, Cohen u përgjigj:
Vendimi për të nisur një sulm tokësor në Rafah i përket kryeministrit Benjamin Netanyahu”.
Cohen argumentoi se një sulm tokësor në Rafah ishte i nevojshëm.
"A duhet të hyhet në Rafah me rrugë tokësore? A duhet të bëhet kur ata janë duke agjëruar, ndërsa janë të lodhur dhe të dobët? Po," tha anëtari i Knesset.
Cohen tha se nuk mund ta kuptonte pse Izraeli nuk nisi një sulm tokësor në Rafah tani, ndërsa Ramazani është duke u zhvilluar.
"Muaji i Ramazanit është koha më e mirë për t'i vrarë. Ata janë të lodhur dhe të dobët. Nuk më vjen keq për ta, më vjen keq për vëllezërit e mi (të burgosurit izraelitë)", shtoi Cohen.