Dhjetëra të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Gazës.    /Foto: AA

Të paktën 27 palestinezë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ajrore që ushtria izraelite ka kryer në jug të Rripit të Gazës. Agjencia zyrtare palestineze WAFA bëri të ditur se ushtria izraelite ka kryer sulme ajrore në disa rajone në veri të Rripit të Gazës si dhe qytetet Khan Yunis dhe Rafah në jug.

Në sulmet e ushtrisë izraelite në Rafah kanë humbur jetën të paktën 27 palestinezë.

Gjithashtu, njësitë e artilerisë izraelite bombarduan disa lagje në lindje të qytetit të Gazës dhe në Jabalya në veri të Rripit të Gazës.

Izraeli ka bombarduar Rripin e Gazës nga ajri dhe toka, ka vendosur një rrethim dhe ka ndërmarrë një ofensivë tokësore në hakmarrje të sulmit ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor.

Të paktën 18.608 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 50.100 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite që atëherë.

TRT Balkan / agjencitë