Disa zona në pjesët qendrore dhe veriore të Rripit të Gazës u përballën me sulme intensive nga avionët luftarakë dhe artileritë izraelite.
Siç raporton Agjencia palestineze e lajmeve WAFA, ka të vrarë dhe të plagosur si pasojë e sulmit ajror ndaj një shtëpie në kampin e refugjatëve Nuseirat në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.
Në objektivin e avionëve luftarakë kanë qenë edhe spitali Indonezian në veri të qytetit dhe rajoni Beit Lahia. Njëkohësisht me sulmet ajrore mbi zonat nën sulm të qytetit u hodhën edhe fishekë ndriçimi.
Ndërkohë në disa zona të tjera kryesisht në lagjen Rimal të Gazës u kryen goditje artilerike. Për shkak të sulmeve u pengua lëvizja e automjeteve nëpër rrugë si dhe u bë e pamundur mbërritja e ambulancave në zonë me qëllim shpëtimin e të plagosurve.
Gjithashtu, avionët luftarakë izraelitë goditën edhe zonën e njohur si Stacioni Qendror i Karburantit në të cilin ndodheshin shumë banorë të Gazës që janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Thuhet se si pasojë e sulmit ka të vrarë dhe të plagosur.