Dokumentari i Anadolu-s "Dëshmi" do të shfaqet në edicionin e sivjetmë të AJBDOC           / Foto: AA

Në kuadër të edicionit të sivjetmë të Festivalit të Filmit Dokumentar Ballkanik Al Jazeera (AJBDOC), do të shfaqet dokumentari "Dëshmi" i prodhuar nga agjencia Anadolu për krimet e luftës izraelite në Rripin e Gazës.

Anadolu është partneri global i komunikimit i AJB DOC 2024, i cili do të mbahet nga 13 deri më 17 shtator.

Shfaqja e filmit dokumentar “Dëshmi” është paralajmëruar për datën 14 shtator në orën 14:00. Pas shfaqjes, producenti në terren Ömer Faruk Tunc do t'u përgjigjet pyetjeve.

Pas botimit të një monografie mbi aksionet izraelite në enklavën e bllokuar palestineze të Gazës që nga 7 tetori 2023, agjencia e lajmeve Anadolu ka prodhuar një filmi dokumentar 52-minutësh që përshkruan krimet e luftës. Ai përmban foto dhe incizime të bëra nga gazetarët e Anadolu-s, si dhe intervista me bashkëbisedues përkatës për këtë temë.

Pas shfaqjes së premierës në Ankara, ky dokumentar pati premierën ndërkombëtare në Londër, pasuar nga një panel në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar.

Presidentja e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), Joan E. Donoghue, raportuesja speciale e Kombeve të Bashkuara Francesca Albanese, zëvendës drejtoresha rajonale e "Amnesty International" për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut Aya Majzoub, ish-drejtori ekzekutiv i "Human Rights Watch" Kenneth Roth dhe shumë të tjerë do të flasin për ngjarjet në Rripin e Gazës në film.

Filmi dokumentar "Dëshmi" heton krimet e luftës të kryera nga Izraeli kundër popullsisë palestineze në Gaza, me fokus në përdorimin e fosforit të bardhë nga Izraeli, një armë e ndaluar sipas ligjit ndërkombëtar.

Në tetor, organizata "Amnesty International" njoftoi se Laboratori i saj për Dëshmi të Krizave konfirmoi se njësitë ushtarake izraelite që kryenin sulme në Gaza ishin të pajisura me municion artilerie me fosfor të bardhë.

Videot pamjet dhe fotot e dokumentuara nga kjo organizatë joqeveritare tregojnë se Izraeli ka përdorur fosfor të bardhë në Gaza.

Midis dëshmive të "Amnesty International" është një foto e predhave të artilerisë M825 dhe M825A1 me shenja D528, të cilat përdoren për municione me bazë fosfori të bardhë, e marrë më 9 tetor nga fotoreporteri i agjencisë Anadolu, Mustafa Al-Kharoufon.

Montaser Al-Sawaf, një kameraman i pavarur i Anadolu-s, i cili ishte gjithashtu një nga reporterët që mbulonte sulmet izraelite në Gaza, u vra në sulmet ajrore izraelite në dhjetor.

Fotot e Anadolu-s u përdorën gjithashtu si dëshmi se Izraeli përdori municione të ndaluara me fosfor të bardhë në Rripin e Gazës me popullsi të dendur.

TRT Balkan / agjencitë