Drejtori i Anadolut: Do të vazhdojmë të raportojmë ngjarjet me transparencë

Drejtori i Anadolut: Do të vazhdojmë të raportojmë ngjarjet me transparencë

“Pavarësisht sfidave, Anadolu do të vazhdojë të raportojë ngjarjet në botë me transparencë të plotë”.
Drejtori i Anadolut: Do të vazhdojmë të raportojmë ngjarjet me transparencë      / Foto: AA

Drejtori i Përgjithshëm dhe kryetari i Bordit të Drejtorëve të Anadolut, Serdar Karagöz, tha se agjencia globale e lajmeve e Türkiyes do të vazhdojë të japë lajme të sakta me "transparencë të plotë" për botën.

"Anadolu bën thirrje urgjente për sigurinë e të gjithë punonjësve të medias që kanë punuar në kushte të vështira në Gaza që nga 7 tetori. Pas këtij incidenti, ne theksojmë se do të luftojmë me vendosmëri për të mbajtur përgjegjës autorët në bazë të ligjit ndërkombëtar”, tha Karagöz në një deklaratë, duke shtuar: “Pavarësisht sfidave, Anadolu do të vazhdojë të raportojë ngjarjet në botë me transparencë të plotë”.

Deklarata erdhi pasi forcat izraelite më herët gjatë ditës sulmuan fotoreporterin e Anadolut Mustafa Alkharouf dhe kameramanin Faiz Abu Ramila në Kudsin Lindor teksa ata ishin në detyrë.

Karagöz gjithashtu u uroi “shërim të shpejtë” punonjësve të medias.

AA