Drejtori i CIA-s në Sarajevë zhvilloi disa takime       / Foto: AA

William Joseph Burns, drejtor i Shërbimit Qendror të Inteligjencës (CIA) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), gjatë vizitës së tij në Bosnje dhe Hercegovinë, ka zhvilluar sot një takim me drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë, (OSA) Almir Džuv, me anëtarët e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnje-Hercegovinës, Elmedin Konakoviq.

Burns u takua edhe me anëtarët e Presidencës së BeH-së dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të BeH-së, Elmedin Konakoviq.

Pas takimit, Konakoviq tha se kjo vizitë është një konfirmim se “ShBA-ja i mban në krye të prioriteteve këto fusha, veçanërisht Bosnjë-Hercegovinën”.

Mediat lokale raportuan se Konakoviq e vlerësoi takimin si korrekt dhe se u diskutua për proceset në Bosnje dhe Hercegovinë, rëndësinë e NATO-s dhe integrimit evropian dhe se e gjithë kjo është konfirmim se administrata amerikane është serioze për Bosnje-Hercegovinën.

Pas vizitës së tij në Sarajevë, drejtori i CIA-s udhëton në Beograd dhe sipas Konakoviqit, SHBA-të vëzhgojnë rajonin e Ballkanit Perëndimor në tërësi.

Një zyrtar i paidentifikuar i qeverisë amerikane deklaroi se ata diskutuan për integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnje e Hercegovinës, dhe "retorikën shqetësuese secesioniste të Presidentit të entitetit Republika Sërpska, Millorad Dodik, dhe Qeverisë së Bosnjës e Hercegovinës etniteti i RS-së”.

Më parë, Burns, si Zëvendëssekretar i Shtetit i ShBA-së, vizitoi Bosnjë-Hercegovinën në vitin 2012 dhe foli me anëtarët e Presidencës së BeH-së Bakir Izetbegoviq, Zhelko Komshiq dhe Nebojsh Radmanoviq, ashtu si edhe me përfaqësues të Këshillit të Ministrave të BeH-së.

TRT Balkan / agjencitë