Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, përmes një postimi në rrjetet sociale njoftoi se operacioni për zhvendosjen e tyre përfundoi me sukses mesditën e sotme.
“Më në fund, Eiadi, gruaja e tij dhe katër fëmijët e tyre të mitur u larguan nga Gaza dhe do t’i bashkohen pjesës tjetër të familjes që kanë mbërritur në Shqipëri në fillim të këtij muaji. Operacioni sfidues përfundoi me sukses sot në mesditë, falë bashkëpunimit të diplomatëve tanë në Tel Aviv dhe Kajro si dhe Ministrive të Jashtme të Izraelit dhe Egjiptit. Mirënjohje të gjithë kolegëve të përfshirë në këtë proces”, shkurajtii ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani.
Në operacionet e evakuimit të shtetasve të saj nga Gaza, autoritetet shqiptare gjatë javës që lam pas njoftuan se evakuuan edhe 5 shtetas të tjerë.
Kujtojmë që Izraeli vijon të kryejë sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës – duke përfshirë spitalet, rezidencat dhe objektet fetare – që nga sulmi ndërkufitar nga grupi i rezistencës palestineze Hamas më 7 tetor. Sipas shifrave të autoriteteve të Gazës të paktën 13 mijë palestinezë janë vrarë, përfshirë mbi 9 mijë gra dhe fëmijë, si dhe më shumë se 30 mijë të tjerë janë plagosur.