Ministri i Jashtëm egjiptian Badr Abdelatty kërkoi intensifikimin e përpjekjeve për arritjen e një armëpushimi në Gaza, teksa zhvilloi bisedë telefonike me homologun e tij amerikan Antony Blinken të mërkurën.
Sipas një deklarate të Ministrisë së Jashtme, Abdelatty ka marrë një telefonatë nga Blinken për të shqyrtuar zhvillimet në Lindjen e Mesme.
Abdelatty ka theksuar “rëndësinë për të intensifikuar përpjekjet ndërkombëtare dhe rajonale për të arritur një armëpushim të menjëhershëm, si dhe dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza në një mënyrë të qëndrueshme”.
Kryediplomatët kanë diskutuar edhe zhvillimet e fundit në Siri, ku Abdelatty ka theksuar qëndrimin e Egjiptit në lidhje me domosdoshmërinë e respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial sirian, si dhe mbrojtjen e civilëve nga luftimet.
Ata kanë diskutuar gjithashtu situatën në Sudan, me ç’rast Abdelatty ka kërkuar prurje të ndihmave humanitare në vendin e shkatërruar nga lufta.