Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi bisedë telefonike me homologun rus Vladimir Putin. Sipas një komunikate të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës së Türkiyes në bisedë janë diskutuar zhvillimet e fundit në Rusi. Presidenti Erdoğan gjatë bisedës ka theksuar rëndësinë e të vepruarit me arsye të shëndoshë. “Si Türkiye, jemi të gatshëm të bëjmë pjesën tonë për të siguruar që ajo që po ndodh të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë presidenti turk. Ndryshe, në fjalimin e sotëm para opinionit presidenti rus Putin deklaroi se shefi i grupit Wagner e ka tradhtuar Rusinë.
TRT Balkan / agjencitë