Erdoğan dhe Putin diskutuan luftën Rusi-Ukrainë dhe situatën në Siri / Foto: AA

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka biseduar në telefon me homologun e tij rus Vlladimir Putin.

Drejtoria e Komunikimeve në Zyrën e Presidentit të Türkiyes deklaroi se dy homologët kanë biseduar për marrëdhëniet mes Türkiyes dhe Rusisë dhe çështjet rajonale.

Erdoğan falënderoi presidentin rus Putin për kontributin e tij në ndërtimin e termocentralit bërthamor Akkuyu në Mersin të Türkiyes, ku sot mbahet një ceremoni solemne me rastin e dorëzimit të karburantit bërthamor në këtë termocentral bërthamor.

Gjatë bisedës, gjatë së cilës u shqyrtuan ngjarjet në luftën ruso-ukrainase dhe Marrëveshja e Drithit, presidenti turk deklaroi se nëpërmjet grupit të propozuar të punës mund të punohet për iniciativa të reja rreth konfliktit.

Në takim u diskutua edhe për zhvillimin e situatës në Siri.

AA