Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Somalisë, Hassan Sheikh Mohamud, në të cilën bisedë janë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe midis Türkiyes dhe Somalisë, përpjekjet kundër terrorizmit dhe çështjet globale e rajonale.
Gjatë telefonatës të premten, presidenti Erdoğan deklaroi se Türkiye i qëndron krah Somalisë në luftën kundër terrorit dhe se bashkëpunimi mes dy vendeve do të vazhdojë të përmirësohet gjithnjë e më shumë.
Presidenti Erdoğan u shpreh gjithashtu se tensionet alarmuese midis Somalisë dhe Etiopisë duhet të përfundojnë në bazë të integritetit territorial të Somalisë.
Dy liderët shkëmbyen mendime mbi një sërë temash, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit midis Türkiyes dhe Somalisë në adresimin e sfidave të përbashkëta dhe kontributin në stabilitetin rajonal.