Erdoğan: Türkiye e orientuar kah Perëndimi, por nuk neglizhojmë Lindjen /       Foto: AA

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, u shpreh se vendi i tij është i orientuar kah Perëndimi, por shtoi se kjo nuk nënkupton që do të neglizhojmë Lindjen.

Presidenti Erdoğan gjithashtu tha se "tashmë nuk jetojmë në një botë bardh e zi në të cilën duhet të zgjedhim njërin nga dy blloqet. Ne dëshirojmë të zhvillojmë bashkëpunim me të gjitha vendet".

"Si Türkiye ne jemi të orientuar kah Perëndimi, por kjo nuk nënkupton që do të neglizhojmë Lindjen, kjo nuk nënkupton që nuk do të zhvillojmë marrëdhëniet tona me Lindjen", u shpreh presidenti Erdoğan.

Ai gjithashtu tha se Türkiye duhet të përshtatet në përputhje me atë se si ndryshon bota dhe si paraqiten qendra të reja të fuqisë në ekonomi, prodhimtari dhe teknologji.

"Gjetja e rrugëve të reja në politikën e jashtme nga Türkiye është një përpjekje që duhet vlerësuar dhe përshëndetur, e jo kritikuar", u shpreh Erdoğan, duke shtuar:

"Nuk ka asgjë më të natyrshme nga forcimi i bashkëpunimit tonë me rajonin Azi-Paqësor dhe rajonin e Oqeanit Indian, ku ndodhen tre nga pesë ekonomitë më të mëdha të botës".

AA