Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi një bisedë telefonike me kryetarin e Këshillit të Sovranitetit Sudanez, gjeneral Abdel Fattah Abdelrahman al-Burhan.
Sipas deklaratës së Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës, në bisedë u diskutua për zhvillimet në Sudan.
Gjatë bisedës, presidenti Erdoğan shprehu pikëllimin dhe shqetësimin e tij për rritjen e viktimave dhe të plagosurve në luftën vëllavrasëse në Sudan.
Duke thënë se ata janë të gatshëm të presin në Türkiye bisedimet nëse merret një vendim për fillimin e negociatave gjithëpërfshirëse, Erdoğan deklaroi se do të vazhdojnë përpjekjet e tyre në kontakt me Kombet e Bashkuara (OKB) për të siguruar që të plotësohen nevojat urgjente humanitare të popullit sudanez.
Gjatë bisedës u diskutuan edhe çështjet që kanë të bëjnë me evakuimin dhe sigurinë e shtetasve turq në Sudan.