Eyal Zamir emërohet si shef i ri i IDF-së nga Netanyahu                                                      Foto; AA     

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, emëroi të shtunën gjeneral-majorin Eyal Zamir si shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), pas dorëheqjes së gjeneralit Herzi Halevi.

“Kryeministri Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, ranë dakord për emërimin e gjeneral-majorit Eyal Zamir si shef i ardhshëm i Shtabit të Përgjithshëm të IDF-së,” thuhet në një deklaratë të shkurtër nga zyra e kryeministrit.

Zamir aktualisht mban postin e drejtorit të përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe do të marrë detyrën e re pas hyrjes në fuqi të dorëheqjes së Halevit më 6 mars.

Halevi dha dorëheqjen muajin e kaluar, duke përmendur si arsye dështimet në lidhje me sulmet e Hamasit më 7 tetor 2023.

TRT Balkan / agjencitë