Në Rripin e Gazës palestinezët po e kalojnë edhe këtë Bajram nën sulmet izraelite dhe në kushte shumë të rënda.
Për shkak të mungesës së ushqimit dhe nevojave elementare për jetën, më së shumti vuajnë fëmijët. Për t'i bërë ata të lumtur të paktën për pak kohë, në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës u ngrit një park argëtues mobil.
Qëllimi është që këta të vegjël të shijojnë, të paktën për një kohë të shkurtër, atë që po shijojnë bashkëmoshatarët e tyre në mbarë botën. Fytyrat e buzëqeshura të fëmijëve janë kapur nga fotoreporteri i AA-së.
Ndërsa sulmet izraelite në Rripin e bllokuar të Gazës vazhdojnë pandërprerë, palestinezët nuk janë në gjendje të sigurojnë nevojat themelore të jetës, përfshirë ushqimin.
Palestinezët që u strehuan në qytetin Deir Balah prisnin në radhë për të marrë ushqim. Në ato radhë, përsëri, kishte kryesisht fëmijë.
Sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori kanë vrarë 37.347 palestinezë, duke përfshirë të paktën 15.517 fëmijë dhe 10.279 gra, ndërsa kanë plagosur 85.372 njerëz.