Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan u takua të premten me homologun e tij afrikano-jugor Ronald Lamola në Johanesburg.
Fidan dhe Lamola zhvilluan bisedime si pjesë e takimit të ministrave të jashtëm të G20-ës, sipas burimeve të Ministrisë së Jashtme turke.
Në takim u trajtuan marrëdhëniet tregtare dypalëshe, mundësitë e ndërsjella të investimeve dhe bashkëpunimi i mundshëm në industrinë e mbrojtjes.
Diskutimet përfshinin gjithashtu zhvillimet e fundit në çështjen e gjenocidit të paraqitur kundër Izraelit përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND), si dhe zhvillimet në Afrikën Sub-Sahariane.
TRT Balkan / agjencitë