Fillon takimi i presidentit Erdoğan me homologun rus Putin në Soçi / Foto: AA

Ka filluar në qytetin Soçi të Rusisë takimi mes presidentit të Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, dhe atij rus, Vlladimir Putin.

Në deklaratën për mediat para takimit, Erdoğan tha se mesazhi që do t'i jepet botës pas takimit do të jetë një hap shumë i rëndësishëm veçanërisht drejt vendeve më pak të zhvilluara të Afrikës, duke iu referuar marrëveshjes së drithërave të Detit të Zi, në të cilën Rusia ka pezulluar pjesëmarrjen.

Duke folur rreth marrëdhënieve midis vendit të tij dhe Rusisë, ai tha: "Aktualisht vëllimi i tregtisë së jashtme midis Türkiyes dhe Rusisë është 62 miliardë dollarë. Jemi shumë të lumtur që po ecim drejt objektivit prej 100 miliardësh".

Putin, nga ana e tij tha: "Do të diskutojmë krizën e Ukrainës. Nëse do ta aktualizoni marrëveshjen e drithërave, ne jemi të hapur për bisedime në këtë drejtim".

Lidhur me marrëdhëniet me Türkiyen, presidenti rus tha se "Së shpejti do të hedhim hapa të rëndësishëm me Türkiyen si në çështjen e gazit, ashtu edhe në fusha të tjera".


AA