Forcat turke të sigurisë kryen operacione ajrore në Irakun verior, pranë kufirit turk, duke shkatërruar 16 streha të organizatës terroriste PKK dhe duke neutralizuar shumë terroristë.
Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se operacionet u kryen në rajonet e Gara, Metina, Hakurk dhe Asos për të parandaluar sulmet terroriste kundër Türkiyes dhe forcave të saj të sigurisë, si dhe për të garantuar sigurinë kufitare në përputhje me të drejtën e Türkiyes për vetëmbrojtje sipas nenit 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara.
Objektivat përfshinin shpella, bunkerë, strehimore dhe magazina të përdorura nga terroristët e PKK-së.
Në këto aksione antiterroriste, armët turke të prodhimit vendas janë përdorur me kujdes maksimal për mbrojtjen e civilëve.
“Forcat turke të sigurisë do të vazhdojnë me vendosmëri në luftën kundër terrorizmit deri në neutralizimin e terroristit të fundit, duke siguruar mbijetesën dhe sigurinë e vendit dhe popullit”, thuhet në deklaratë.
PKK-ja është organizatë separatiste e listuar si grup terrorist në Türkiye, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA). Gjatë fushatës terroriste dhjetëvjeçare kundër Türkiyes, terroristët e PKK-së kanë vrarë të paktën 40.000 njerëz.
Rajonet malore të Kandilit, Gara, Metina, Avasin-Basyan, Hakurk, Zap dhe Haftanin ndodhen në veri të Irakut dhe përfaqësojnë bastionet kryesore të organizatës terroriste PKK.