Foshnja palestineze nxirret nga rrënojat pasi i mbijetoi sulmit izraelit.     /Foto: AA

Sulmet izraelite në Gaza vazhdojnë pa ndërprerë për më tepër se tre muaj.

Një foshnjë palestineze që i mbijetoi një sulmi në një ndërtesë pranë kompleksit mjekësor Shifa në veri të Gazës është shpëtuar nga rrënojat.

Duke filluar nga 7 tetori i vitit të kaluar, të paktën 24.620 palestinezë janë vrarë dhe 61.830 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës.

Përveç këtyre të dhënave nën rrënoja sipas autoriteteve në Gaza qëndrojnë edhe shumë njerëz të vdekur, por ekipet mjekësore dhe zyrtarët e mbrojtjes civile nuk mund të arrijnë tek trupat.

Gjithashtu, janë regjistruar më shumë se 8.000 raste të hepatitit A, në strehimoret e palestinezëve të zhvendosur në Gaza për shkak të kushteve të këqija higjienike dhe shumë njerëzve në një vend.

TRT Balkan / agjencitë