Funerali i aktivistes turko-amerikane Aysenur Ezgi Eygi, e cila u vra nga të shtënati e ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar javën e kaluar, do të mbahet të hënën në qytetin Nablus.
Eygi, 26 vjeç, një shtetase e dyfishtë e Türkiyes dhe ShBA-së, u qëllua për vdekje nga forcat izraelite gjatë një proteste të së premtes kundër vendbanimeve të paligjshme izraelite në qytetin Beita në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Varrimi do të bëhet në orën 14.00. sipas një reporteri të Anadolu-t, me orën lokale, trupi i Eygi-t u transferua nga Spitali Qeveritar Rafidia.
Është planifikuar një procesion ushtarak për transferimin e trupit nga spitali, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile dhe një tubim të madh të opinionit palestinez.
Procedurat formale për transportimin e trupit të Eygi-t në Türkiye do të vazhdojnë pasi trupi të vendoset në një ambulancë.
Të hënën herët, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme turke Oncu Keceli njoftoi se vendi i tij po punon për të lehtësuar dorëzimin e trupit të Eygi.
“Ne vazhdojmë punën e nevojshme për të dorëzuar trupin e shtetases sonë Aysenur Ezgi Eygi, e cila u vra nga ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimor, te familja e saj për varrim”, shkroi Keceli në X.
Ushtria izraelite ende nuk ka komentuar mbi specifikat e incidentit apo gjetjet e autopsisë.
Vrasja e Eygi-t i bën jehonë rastit të gazetares amerikano-palestineze Shireen Abu Akleh, e cila u vra në një mënyrë të ngjashme në vitin 2022.