Gati 30.000 palestinezë u vranë në Gaza në 145 ditët e sulmeve izraelite

Gati 30.000 palestinezë u vranë në Gaza në 145 ditët e sulmeve izraelite

Në 24 orët e fundit në Gaza janë vrarë 76 palestinezë nga sulmet izraelite.
Gati 30.000 palestinezë u vranë në Gaza në 145 ditët e sulmeve izraelite.    /Foto: AA

Vetëm në 24 orë e fundit në Gaza janë vrarë 76 palestinezë të tjerë nga sulmet izraelite, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vrarëve në 29.954 vitkima që nga 7 tetori i vitit 2023.

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza dha informacione për sulmet izraelite që po vazhdojnë prej 145 ditësh.

Sipas autoriteteve palestineze nga dita e djeshme janë plagosur edhe 110 palestinezë si pasojë e sulmeve izraelite ndaj civilëve në Gaza. Kësisoj mbi 70 mijë palestinezë deri më tani janë plagosur.

Autoritet shëndetësore në Gaza njoftuan se ka më shumë të vdekur nën rrënoja dhe në anë të rrugëve, por për shkak të pengimit të forcave izraelite, ekipet mjekësore dhe zyrtarët e mbrojtjes civile nuk mund të arrijnë deri tek trupat.

TRT Balkan / agjencitë