Gaza: 32.623 palestinezë të vrarë nga izraelitët për 175 ditë.    /Foto: AP

Të paktën 32.623 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori i vitit të kaluar. Zëdhënësi i Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Qudra, shpalosi informacionet e fundit për sulmet izraelite në Rripin e Gazës që po vazhdojnë prej 175 ditësh.

Qudra tha se 71 palestinezë të tjerë u vranë dhe 112 u plagosën në sulmet izraelite në 24 orët e fundit.

Ai konfirmoi se numri i palestinezëve të vrarë në Rripin e Gazës është rritur në 32.623, ndërsa numri i të plagosurve në 75.092.

Qudra theksoi se ka trupa të pajetë nën rrënoja dhe në anë të rrugës, por për shkak të pengesave të forcave izraelite, ekipet mjekësore dhe zyrtarët e mbrojtjes civile nuk mund të arrijnë tek trupat.

TRT Balkan / agjencitë