Të paktën 58 palestinezë të tjerë janë vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të vrarëve që nga 7 tetori i vitit të kaluar në 45.317.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka publikuar një raport mbi numrin e të vdekurve nga sulmet izraelite në 444 ditët e fundit në Rripin e bllokuar të Gazës.
“Forcat pushtuese izraelite kryen pesë masakra të reja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, duke vrarë 58 dhe plagosur 86 persona”, thuhet në njoftim.
Kështu, numri i palestinezëve të vrarë që nga fillimi i sulmeve izraelite është rritur në 45.317, ndërsa numri i të plagosurve në 107.713.
Në deklaratë thuhet se një numër i madh viktimash janë ende të bllokuar nën rrënoja, pasi ekipet e shpëtimit nuk mund të kryejnë operacionet e kërkim-shpëtimit për shkak të sulmeve të vazhdueshme izraelite.
Muajin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhra arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli gjithashtu përballet me akuza për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën në Rripin e Gazës.