Të paktën 87 gazetarë janë vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, njoftoi të mërkurën zyra e mediave e qeverisë në enklavën e rrethuar palestineze.
Zyra deklaroi se gazetari i fundit i vrarë në sulmin izraelit ishte Abdulkarim Oda.
Izraeli filloi sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas sulmeve të Hamasit në qytetet kufitare izraelite më 7 tetor.
Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që atëherë është 18.412, ndërsa 50.100 persona janë plagosur.
Në mesin e të vrarëve ishin të paktën 8.000 fëmijë dhe 6.200 gra.
Në të njëjtën periudhë, 1.200 njerëz u vranë në Izrael, sipas autoriteteve izraelite.
TRT Balkan / agjencitë