Ministria palestineze e Arsimit tha se 9.241 studentë janë vrarë në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor të pushtuar që nga 7 tetori, kur Izraeli filloi sulmet në Rripin e Gazës.
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, në deklaratën me shkrim të Ministrisë, është dhënë informacion për humbjet e jetëve në sektorin e arsimit në Gaza dhe Bregun Perëndimor që nga 7 tetori, kur Izraeli filloi sulmet në Rripin e Gazës.
Nga sulmet e forcave izraelite që nga 7 tetori, 9.138 studentë u vranë ndërsa 14.671 studentë u plagosën në Gaza, ndërkaq në Bregun Perëndimor u vranë 103 studentë, u plagosën 505 studentë dhe u arrestuan 357 studentë.
Në sulmet në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor 497 mësues dhe administratorë humbën jetën ndërsa 3.426 edukatorë u plagosën. Gjithashtu u arrestuan 357 palestinezë që punonin në fushën e arsimit në Bregun Perëndimor.
Në sulmet shkatërruese që kanë vazhduar prej muajsh, janë bombarduar 353 ndërtesa prej të cilave; shkolla publike, universitete dhe ndërtesa universitare në Rripin e Gazës dhe 65 ndërtesa të lidhura me Agjencinë e OKB-së për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt (UNRWA).
Nga strukturat e bombarduara, 139 u dëmtuan rëndë kurse 93 u shkatërruan plotësisht.
Në Rripin e Gazës, 133 shkolla publike u shndërruan në qendra akomodimi për palestinezët e zhvendosur me forcë. Në Bregun Perëndimor u bastisën 69 shkolla dhe 5 universitete dhe u shkatërruan struktura.
Që nga 7 tetori, kur filluan sulmet izraelite, 620 mijë studentë parauniversitarë dhe 88 mijë studentë të universitetit në Rripin e Gazës nuk kanë mundur ende të regjistrohen. Në Gaza, 39 mijë studentë nuk mundën të jepnin provimin e shkollës së mesme të përgjithshme të kërkuar për regjistrim në universitet.
Shumë studentë ishin të ekspozuar ndaj tronditjes psikologjike dhe se po përballen me gjendje të rëndë shëndetësore.
Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, u vranë 38.664 palestinezë, përfshirë të paktën 15.694 fëmijë dhe 10.279 gra ndërsa 89.097 persona u plagosën.
Raportohet se ende ka mijëra të vdekur nën rrënoja, infrastruktura civile po shkatërrohet duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit ishin strehuar.