Ushtria izraelite vazhdon të synojë zonat në Rripin e Gazës me sulme të pamëshirshme ajrore, duke përfshirë kampin e refugjatëve Bureij në pjesën qendrore të enklavës së bllokuar.
Një sulm izraelit të premten vrau disa palestinezë, duke përfshirë fëmijë. Në mesin e të vrarëve ishte 11-vjeçari Abdulrahaman Abu Jalambo.
Të plagosurit dhe të vrarët u dërguan në spitalin Al-Aksa në qytetin e Deir al-Balah.
Kampi i refugjatëve Bureij është me popullsi të dendur dhe është shtëpia e një numri të madh fëmijësh palestinezë të zhvendosur.
Izraeli vazhdon ofensivën e tij brutale kundër Rripit të Gazës, pavarësisht një rezolute të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që kërkon një armëpushim të menjëhershëm.
Më shumë se 37.200 palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës që nga 7 tetori në sulmet izraelite.
Izraeli është akuzuar për gjenocid përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND), e cila në vendimin e saj të fundit urdhëroi Tel Avivin të pezullojë menjëherë operacionin në Rafah, ku më shumë se një milion palestinezë kanë kërkuar strehim nga lufta.