Gaza: Mbi 12 mijë tonë eksploziv janë hedhur nga Izraelit që nga 7 tetori.     /Foto: AP

Zyra për media në Gaza ka bërë të ditur se Izraeli ka hedhur mbi 12 mijë tonë eksploziv në Rripin e Gazës që nga 7 tetori.

“Forca shpërthyese e këtyre eksplozivëve është e barabartë me bombën bërthamore të hedhur në Hiroshima në Japoni (në vitin 1945)”, tha zyra për media në Gaza.

“Një mesatare prej 33 tonë eksploziv u hodhën për kilometër katror në enklavën palestineze që kur Izraeli filloi agresionin e tij”, theksohet në njoftim.

Rripi i Gazës, shtëpi e 2,3 milionë banorëve, ka një sipërfaqe totale prej 365 kilometër katrorë.

Izraeli ka nisur një fushatë të pamëshirshme bombardimi në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga grupi i rezistencës palestineze Hamas, duke vendosur 2,3 milionë banorët e territorit nën një rrethim të plotë dhe nën një bllokadë të ushqimit, karburantit dhe furnizimeve mjekësore.

Mbi 7.100 njerëz janë vrarë në konfliktin e fundit që nga 7 tetori, përfshirë të paktën 5.791 palestinezë dhe 1.400 izraelitë.

TRT Balkan / agjencitë