Gaza në ditën e 234 të sulmeve izraelite: 36.050 palestinezë të vrarë.    /Foto: AA

Mbi 36.050 është rritur numri i palestinezëve të vrarë në Gaza nga sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023.

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza informoi lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon tashmë prej 234 ditësh ndaj Rripit të Gazës.

Në shtatë sulme që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës kanë humbur jetën edhe 66 palestinezë të tjerë dhe janë plagosur 383 të tjerë.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori e deri më tani numri i palestinezëve të plagosur ka shkuar në 81.026.

TRT Balkan / agjencitë