Gaza në ditën e 35 të sulmeve izraelite: 11.078 palestinezë të vrarë.     /Foto: AA

Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se në 35 ditët e fundit të sulmeve të ashpra izraelite në Rripin e Gazës, të paktën 11.078 palestinezë u vranë, përfshirë 4.506 fëmijë dhe 3.027 gra.

Zëdhënësi i ministrisë Ashraf al-Qudra njoftoi se të paktën 266 njerëz u vranë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të vdekurve që nga fillimi i sulmeve në mbi 11.000.

Ai tha se 27.490 njerëz u plagosën në sulmet izraelite në Rripin e Gazës, dhe se të paktën 2.700 njerëz, duke përfshirë 1.500 fëmijë, janë zhdukur në rrënojat.

Al-Qudra tha më tej se në mesin e të vrarëve në sulmet izraelite në Gaza ishin të paktën 198 punonjës shëndetësorë. Po ashtu, gjatë këtyre sulmeve janë shkatërruar 53 autoambulanca. Ndërsa, 135 institucione shëndetësore në Gaza ishin në shënjestër dhe 21 spitale dhe 47 qendra shëndetësore janë jashtë funksionit.

TRT Balkan / agjencitë