Gjithnjë e më shumë njerëz në Rripin e Gazës po zgjedhin të ngasin biçikleta për shkak të mungesës së karburantit në enklavën palestineze, e cila prej muajsh është nën sulme të vazhdueshme izraelite.
Riparuesit e biçikletave në Deir al-Balah theksojnë se kanë qenë të zënë muajt e fundit, pasi kërkesa për dy rrota është e madhe.
Ata theksojnë se shumë duan të blejnë ose riparojnë një biçikletë për shkak të mungesës së karburantit të shkaktuar nga embargoja totale në rajon e vendosur gjatë sulmeve izraelite.
Izraeli nisi një ofensivë brutale në Rripin e Gazës pas një sulmi të Hamasit më 7 tetor, duke vrarë më shumë se 36.400 njerëz, shumica dërrmuese e tyre gra dhe fëmijë, si dhe duke plagosur më shumë se 82.600.
Gati tetë muaj pas fillimit të sulmit izraelit, pjesë të mëdha të Gazës janë në gërmadha, me ushqim, ujë të pastër dhe ilaçe në mungesë.
Izraeli është akuzuar për gjenocid përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND), e cila në vendimin e saj të fundit urdhëroi Tel Avivin të pezullojë menjëherë operacionin në Rafah, ku më shumë se një milion palestinezë kanë kërkuar strehim nga lufta.