Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se numri i të palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në enklavën e bllokuar është rritur në 8.796. "Viktimat përfshijnë 3.648 fëmijë dhe 2.290 gra, ndërsa 22.219 persona të tjerë u plagosën", tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Ashraf al-Qudra, në një konferencë për media në qytetin e Gazës.
Ai tha se 2.030 njerëz janë ende të bllokuar nën rrënojat në Gaza.
"Sulmet izraelite vranë 132 mjekë dhe shkatërruan 25 ambulanca", shtoi Al-Qudra. Sipas zëdhënësit, forcat izraelite kanë shënjestruar 58 objekte të kujdesit shëndetësor në Gaza që nga 7 tetori.
"Rreth 58 spitale dhe 32 qendra të kujdesit primar u detyruan të ndalojnë funksionimin për shkak të sulmeve izraelite dhe mungesës së karburantit", shtoi ai.
Që nga fundjava e kaluar, ushtria izraelite ka zgjeruar sulmet ajrore dhe tokësore në Gaza, enklavë që ka qenë nën sulme të pamëshirshme ajrore që nga ofensiva e befasishme e grupit palestinez Hamas më 7 tetor.
Më shumë se 1.538 izraelitë janë vrarë në sulmet e Hamasit.