Një varr masiv u zbulua në oborrin e spitalit Al-Shifa në Gaza, të cilin Izraeli e ktheu në një gërmadhë gjatë sulmeve intensive gjatë disa javësh, duke vrarë qindra njerëz.
Siç konfirmuan për AA-në burime mjekësore, trupat e zhvarrosur nga varreza masive janë në të vërtetë persona që u vranë nga ushtarët izraelitë në mjediset e spitalit dhe u varrosën në oborrin e këtij institucioni.
I njëjti burim ka thënë se dje në orët e mëngjesit janë zhvarrosur trupat e dhjetë personave.
Në disa lokacione në oborrin e kompleksit spitalor janë zbuluar trupa të plotë, të pjesshëm, të djegur ose në dekompozim, në varreza individuale ose masive.
Burimet e paidentifikuara theksojnë gjithashtu se në këtë fazë nuk është e mundur të përcaktohet numri i trupave që janë gjetur ose mund të gjenden në ambientet e spitalit.