Gaza, nxirren trupat e 49 palestinezëve nga varri i tretë masiv në Al-Shifa / Photo: AA

Nga varri i tretë masiv që u gjet në spitalin Al-Shifa në qytetin e Gazës i cili u bastis nga ushtria izraelite u nxorën trupat e 49 palestinezëve.

Në një deklaratë nga Zyra për media e qeverisë në Gaza u dha informacion lidhur me punimet që vazhdohen në spitalin Al-Shifa.

"Ekipet shëndetësore deri më tani kanë identifikuar varrin e tretë masiv në kompleksin Al-Shifa dhe se nga këtu deri më tani janë nxjerrë trupat e 49 palestinezëve. Punimet janë në vazhdim", thuhet në deklaratë.

"Shumë palestinezë u arrestuan dhe u zhdukën nga ushtarët izraelitë. Punimet nuk kanë përfunduar dhe po presim nxjerrjen e dhjetëra trupave të tjerë", thuhet në deklaratë.

TRT Balkan / agjencitë