Gaza publikon listën e të vrarëve si përgjigje për Bidenin. / Foto: AA

Ministria e Shëndetësisë e Gazës publikoi dje një listë të plotë të palestinezëve të vrarë në sulmet e vazhdueshme izraelite në territorin e bllokuar.

Ky hap erdhi një ditë pasi presidenti amerikan Joe Biden hodhi dyshime mbi saktësinë e numrit të të vdekurve të njoftuar nga ministria në Gaza.

Lista e ministrisë përfshin 6.747 njerëz të vrarë në sulmet izraelite, duke përfshirë 2.665 fëmijë.

529 trupa të tjerë mbeten për t’u identifikuar, shtoi ministria.

Izraeli nisi sulme të pamëshirshme ajrore në Rripin e Gazës pas një operacioni ndërkufitar të Hamasit në territorin izraelit më 7 tetor.

Mbi 8.400 njerëz janë vrarë në konflikt, duke përfshirë të paktën 7.028 palestinezë dhe 1.400 izraelitë.

2,3 milionë banorët e Gazës kanë mbetur pa ushqim, ujë, ilaçe dhe karburant, dhe autokolonat e ndihmave të lejuara në Gaza kanë bartur vetëm një pjesë të asaj që nevojitet.

TRT Balkan / agjencitë