Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori është rritur në 22.600, ndërsa 57.910 persona janë plagosur.
Të paktën 162 palestinezë janë vrarë dhe 296 janë plagosur në 24 orët e fundit në sulmet izraelite në Rripin e Gazës, njoftoi të premten Ministria e Shëndetësisë në enklavën e bllokuar.
“Forcat okupatore izraelite kryen 15 masakra kundër familjeve në Rripin e Gazës, duke rezultuar në një rritje të numrit të viktimave me 162 dhe 296 të plagosur gjatë 24 orëve të fundit”, tha ministria në një deklaratë.
Izraeli filloi sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor, për të cilin autoritetet izraelite thanë se vrau rreth 1.200 njerëz.
Sulmet e kanë sjellë Rripin e Gazës në gërmadha. Rreth 60 për qind e infrastrukturës së enklavës u dëmtua ose u shkatërrua dhe afro dy milionë banorë u zhvendosën.