Një foshnjë shtatëmuajshe ka ndërruar jetë në Deiral-Balah në pjesën qendrore të Rripit të Gazës për shkak të lodhjes dhe mungesës së ilaçeve.
Zyrtarët shëndetësorë të paidentifikuar thanë se bëhet fjalë për foshnjën Abu Ataya që ndërroi jetë për shkak të mungesës së ushqimit, ilaçeve dhe kujdesit adekuat shëndetësor, të cilat janë të gjitha pasoja të sulmeve brutale të kryera nga Izraeli në Rripin e Gazës të bllokuar që nga 7 tetori i vitit të kaluar.
Të njëjtat burime thanë se foshnja e ndjerë ka lindur pas fillimit të sulmeve izraelite dhe se ajo kishte nevojë për ushqim dhe ilaçe të veçanta për shkak të sëmundjes.
Ata theksuan se raste të tilla tragjike ndodhin si rezultat i sulmeve të vazhdueshme izraelite dhe bllokadës së Rripit të Gazës.
Të paktën 36.224 palestinezë, duke përfshirë 15.328 fëmijë dhe 10.171 gra, janë vrarë dhe 81.777 janë plagosur në sulmet izraelite që nga 7 tetori.
Izraeli është akuzuar për gjenocid përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND), e cila në vendimin e saj të fundit urdhëroi Tel Avivin që të përfundojë menjëherë operacionin e tij në Rafah, një qytet në Rripin jugor të Gazës ku më shumë se një milion palestinezë të zhvendosur kanë kërkuar strehim.