Gaza: Spitali i Indonezisë dhe Spitali Shifa rrezikojnë funksionimin e tyre.     /Foto: AP

Dy spitale në Gaza brenda 24 orëve rrezikojnë të mbesin pa energji elektrike. Mungesa e karburantëve rrezikon funksionimin e Spitalit të Indonezisë në Gaza. Drejtori i Spitalit të Indonezisë në Gaza, Atef al-Kahlout, njoftoi se karburanti që mban “gjallë” gjeneratorët do të mbarojë brenda 24 orëve.

“Gjeneratorëve do t'u mbarojë karburanti brenda 24 orëve”, tha Atef al-Kahlout në një deklaratë.

Ai tha se gjeneratori kryesor në spital tashmë ka ndaluar së punuari.

"Nëse spitali nuk furnizohet me karburant në 24 orët e ardhshme, operacionet e tij do të ndalen plotësisht", thai al-Kahlout.

Ai u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara, OBSh-së dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) që të ndërhyjnë për të siguruar kalime të sigurta për palestinezët e plagosur në Rripin jugor të Gazës për t'u transportuar në Egjipt për trajtim mjeksësor.

Izraeli refuzon çdo dërgesë karburanti në Rripin e Gazës derisa pengjet e mbajtura nga Hamasi të lirohen.

Edhe pak orë energji elektrike në Spitalin Shifa

Mohammed Ghaniem, mjek në spitalin Shifa në Gaza, bëri apel për shpëtimin e civilëve, pacientëve dhe punonjësve shëndetësorë në enklavën e rrethuar që është nën sulmet izraelite për më shumë se një muaj.

Ai ka thënë se urgjencës i kanë mbetur vetëm pak orë energji elektrike.

"Kjo video është për shpëtimin e civilëve, pacientëve dhe punonjësve shëndetësorë. Kjo është thirrje shumë urgjente", vuri në dukje Ghaniem.

Shoqata Botërore e Mjekëve publikoi një video të dr. Ghaniema i cili iu drejtua botës duke kërkuar ndihmë urgjente nga dhoma e urgjencës.

Ai foli edhe për situatën aktuale.

Dr. Ghaniem deklaroi se energji elektrike ka vetëm në urgjencën e spitalit dhe se në të gjitha repartet e tjera është fikur rryma.

Ai deklaroi se nuk ishin më në gjendje të operonin.

"Në pallat nuk ka energji elektrike. Këtu ka shumë njerëz. Ata kërkojnë një vend të sigurt dhe qëndrojnë në korridoret e spitalit. Tani as spitali nuk është i sigurt. Nuk do të mund të operojmë më të lënduarit e rinj”, shpjegoi Ghaniem.

Ai ka theksuar se nuk e dinë se sa orë do të ketë rrymë urgjenca.

"Sipas ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, kanë mbetur vetëm disa orë energji elektrike në departamentin e urgjencës. Unë jam me fat dhe mund ta dërgoj këtë video, dhe ndoshta kjo do të jetë videoja ime e fundit nga spitali Shifa. Pa karburant, jo energji elektrike”, tha Ghaniem.

Forcat izraelite kanë nisur sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas sulmit ndërkufitar që ndërmori Hamasi më 7 tetor.

Të paktën 10.328 palestinezë, duke përfshirë 4.237 fëmijë dhe 2.719 gra nga këto sulme. Ndërkohë, numri i të vdekurve nga Izraeli është gati 1.600, sipas shifrave zyrtare.

Përveç numrit të madh të viktimave dhe zhvendosjeve masive, furnizimet bazë po mbarojnë për 2,3 milionë banorët e Gazës për shkak të rrethimit izraelit.

TRT Balkan / agjencitë