Në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, janë shkatërruar 47 xhami, ndërsa tri kisha janë dëmtuar, njoftoi Zyra për Media e Qeverisë në Gaza.
“Sulmet izraelite në Rripin e Gazës kanë shkaktuar shkatërrimin e 47 xhamive dhe dëmtimin e tre kishave dhe 203 shkollave, si dhe 80 ndërtesave qeveritare”, tha drejtoresha e zyrës Selame Maruf në një konferencë për shtyp të dielën.
Sipas tij, numri i të vrarëve të stafit mjekësor është 116, ndërsa kanë humbur jetën 18 pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit dhe mbrojtjes civile, si dhe 35 gazetarë.
TRT Balkan / agjencitë